A do të mbyllen më 23 janar Facebook, Google e Twitter?


Pas mbylljes së Megaupload dhe Megavideo, është shkaktuar një kryengritje e vërtetë në rrjetin e internetit. Të gjithë janë në protestë kundër ligjit SOPA, i cili shumë shpejt do të jetë i pranishëm në SHBA.

Shumë nga sitet më të rëndësishme të rrjetit të internetit mund të shkojnë në grevë dhe nuk do të ofrojnë për një ditë shërbimet e tyre.

Ndër të tjera për t’u përmendur mbeten sitet si Facebook, Google, Wikipedia dhe Twitter.

Me siguri do të jetë një problem tepër i rëndësishëm ky për të gjithë, kjo duke parë se janë ndër sitet më të klikuara dhe më të përdorura në mbarë botën.

Pikërisht, duke parë reagimet që kanë ardhur, menjëherë, politikanët amerikanë kanë ndërruar mendje dhe do ta diskutojnë sërish këtë ligj.

Data për diskutimin e tij ishte caktuar më 23 janar, por më pas është shtyrë dhe si rrjedhojë nuk do të ndodhë ajo që ishte paralajmëruar. Ndaj më 23 janar, sitet gjigante do të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre dhe s’do të futen hëpërhë në grevë e bojkot, ashtu siç bëri Wikipedia këtë javë që u mbyll.

Shkruaj nje koment

Seo