Autoritetet shqiptare nisin procedurat për rrjetin 4G në Shqipëri
Qeveria shqiptare ka nisur procedurat për futjen për herë të parë në Shqipëri të shërbimit 4G. Lajmi bëhet i ditur për agjencinë NOA.al nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave.
“Ne sapo kemi lëshuar licencën e dytë 3G dhe po përgatisim kuadrin për të nxjerrë shërbimin 4G”, – deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Dikur një nga vendet me normën më të ulët të penetrimit të teknologjisë së informacionit në botë, në nivelin 4.8% në vitin 2006, Shqipëria e ka rritur këtë normë në 50 për qind në vitin 2011, dhe Berisha thotë se ajo vazhdon të mbetet një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë.
“Dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare”, – tha Kryeministri dhe shtoi: “Ne po përpiqemi të sigurojmë internet me brez super të shpejtë në vend. Shqipëria ka një penetrim të madh të telefonave celularë, më të lartë se mesatarja e Evropës”.
Aktualisht në Evropë është Gjermania ajo që ka hedhur e para shërbimin 4G përmes kompanisë T-Mobile e Deutsche Telekom, pjesë e të cilës është dhe kompania AMC në Shqipëri. Kjo e fundit sapo ka marrë licencën për shërbimin 3G dhe pritet shumë shpejt të lançojë hedhjen në treg të këtij shërbimi.

Postoje ne Facebook
Tweet This
Digg This
Save to delicious
Stumble it
Abonohu




