Basha në Corriere della Sera: Në restorantet tona mund të hash makaronat më të mira


Nga Maria Egizia Fiaschetti/ “Corriere della Sera”

“Në Romë, Basha ka shpalosur një sërë projektesh që synon të realizojë, nisur edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve (vetëm një orë larg). Ajo çka paraqet më shumë interes, është fusha e bashkëpunimit ekonomik:

“Jam në kontakt me kompani të mëdha-thekson qytetari i parë i kryeqytetit shqiptar- që operojnë në sektorë të ndryshëm: energjitikë, infrastrukturë, telekomunikacion, ndërtim” .

Tashmë ndihet kriza? – “Nuk është hera e parë që bota ndodhet në një moment të vështirë- arsyeton Basha – dhe ky mund të jetë momenti për të dalë më të fortë, për të vënë në jetë reformat e nevojshme.

Keni folur me Alemannon? –

“Më tha se ishte i shqetësuar për ekonominë e qytetit dhe për papunësinë” – thekson kolegu nga vendi fqinj. Synon që Roma të jetë më konkuruese.

-Po të ishit ju në vendin e tij?”- “Nuk mund të jap këshilla, – devijon si politikan i stërvitur, tre herë ministër, pavarësisht moshës së re, – por i tregova masat e ndërmarra, në pesë muajt e parë të mandatit tim. Kam reduktuar taksat, duke u fokusuar në lehtësimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, sipërmarrjet me mbi 50 punonjës, në 4 vitet e para të aktivitetit të tyre, do të përjashtohen nga pagesa e taksave lokale”.

Në tregun e punës, strategjia e tij është: të investosh në arsim me bursat e studimit. Vetëm në Tiranë, të diplomuarit janë  6500. “Ndër të tjera, të rinjtë shqiptarë që frekuentojnë universitetet italiane janë rreth 32 000, 20% e totalit.

Në planet tuaja, Roma është një partner strategjik: – “Kam ftuar Alemannon në Tiranë, me një delegacion sipërmarësish-thotë Basha, për të intensifikuar marrëdhëniet tregtare. Fondet do të përdoren për financimin e ndërhyrjeve ambicioze, ndër të cilat ndërtimi i terminalit të ri të pasagjerëve, rrjetit të Tramit, një park, rikualifikimi i lumit të Tiranës.

Bashkëpunimi dhe partneriteti me qytetin e përjetshëm do të shtrihet edhe në aspektin kulturor. – “I propozova Alemanos, t’i vërë emrin “Nënë Tereza”, një sheshi në Romë dhe mu duk se ishte dakord.

- “Në restorantet tona mund të hash makaronat më të mira, vetëm ju mund të na e kaloni, natyrisht”, thotë Basha.

Shkruaj nje koment

Seo