FBI hetoi 21 Janarin, Komandanti i Gardës të Republikës nën akuzë, vrau Faik Myrtajn
Gjykata e Tiranes ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, i cili akuzohet se ka kryer vrasje më 21 janar të vitit 2011 në demonstratën e opozitës.
Sipas ekspertizes se FBI, Prendi ka vrare shtetasin Faik Myrtaj, nga Fieri.
E njëjta masë është vendosur edhe për shoferin e komandantit të Gardës, shtetasin Margarit Kume dhe shefin e IT-së, Armando Kasaj.
Ky i fundit akuzohet se ka fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, pamje që kishin të bënin me vrasjen e 4 personave më 21 janar.
Urdhërat e arrestit në shtëpi u lëshuan nga gjykata e Tiranës ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar arrest me burg.
Ditën e sotme ekspertë të FBI-së amerikane janë parë sërish në prokurorinë e Përgjithshme ku në ora 16.30 pritet që Ina Rama të mbajë një deklaratë për median në lidhje me hetimet për 21 janarin.

Postoje ne Facebook
Tweet This
Digg This
Save to delicious
Stumble it
Abonohu




