Grupi ndërkombëtar për Kosovën, Thaçi niset drejt Vjenës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën.
Në takim do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për mbarëvajtjen e zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës dhe për hapat e mëtejmë për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën.
Pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, kryeministri Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith do të mbajnë konferencë për media.

Postoje ne Facebook
Tweet This
Digg This
Save to delicious
Stumble it
Abonohu




