Ina Rama: Komandanti i Gardës manipuloi pistoletën e krimit! U fshi edhe serveri


Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi sot se dëshiron të bëjë një informim për hetimet e 21 janarit. “Në vijim me hetimet për protestën përpara kryeministri prokuroria ka kërkuar arrest me burg për: Ndrea Prendi, Margarit Kume dhe Armando Kasaj. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga aktet e këqyrjeve balistike në Tiranë dhe në FBI, rezulton e provuar tej çdo gjykimi se nga arma personale e Ndrea Prendit, Berete janë realizuar 11 qitje drejt turmës. Një nga predhat ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Predhat e tjera janë gjetur në pemët dekorative. Për të shmangur zbulimin e këtij fakti, ky person ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të Margarit Kumes dhe ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën e qitjes për të bërë të pamundur vërtetimin e gëzhojave. Modifikimet e bëra në armën e tij pas ngjarjes janë provuar nga FBI. Kjo është arsyeja se pse shtetasi Margarit Kume procedohet për krimin veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Prokuroria ka hetuar edhe për fshirjen e pamjeve filmike të regjistruara nga Këshilli i Ministrave. Laboratorët e FBI konfirmuan se në 21 janar në darkë nga pajisja regjistruese janë kopjuar të dhënat duke i hedhur në një pajisje të jashtme. Në momentin kur ndodhën ngjarjet 11 kamera kryenin cilësi të lartë. Filmimet nuk janë vënë ende në funksion të hetimt dhe në datën 22 janar 2011 në orën 00:51 pajisjes i është bërë riformatim i diskut. Për këtë arsye prokuroria ka proceduar shtetasin Armando Kasaj, specialist përgjegjës i IT i cili teknikisht ka kryer veprimet e mësipërme”, u shpreh kryeprokurorja. Më tutje ajo tha se nisur nga pasojat tepër të rënda veprimet e tyre konsiderohen të rënda dhe kërkohej arrest për burg.

Shkruaj nje koment

Seo