Microsoft, në CES me Kinekt dhe Windows 8
Në konventën e fundit të CES në Las Vegas pas rreth 20 viteve prezencë, Ceo i Microsoft Steve Ballmer, ka folur në lidhje me prezantimin e Kinect për Windows-in më datë 1 shkurt dhe për përdorimin e kësaj aparature për të qenë gjithnjë e sa më “brenda televizionit”.
Ballmer ka folur gjithashtu dhe për ekosistemin në mbarë botën të Windows, që gjithmonë e më shumë bëhet i ngjashëm me atë të Apple-it.
Diçka e tillë ka ardhur duke u bazuar në sistemin e ri operativ, atë të numrit 8 në këtë seri dhe të ndërfaqes dinamike ‘Metro’, që në radhë të parë vë njerëzit para çdo gjëje tjetër.
Një risi e saj është, se në këtë sistem operativ përshtaten të gjithë aparaturat dixhitale, që nga Windows Phone e deri tek Xbox.

Postoje ne Facebook
Tweet This
Digg This
Save to delicious
Stumble it
Abonohu




