MSH: Është ulur niveli i ndotjes në Tiranë


Ndotja e ajrit në Tiranë është disa herë më e lartë se vendet europiane, megjithatë autoritetet e shëndetit thonë se lehtësimi i trafikut në qëndër të qytetit ka ndikur në uljen me rreth 30% të ndotjes.

Dioksidi i karbonit sipas monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë është ulur me 37 % dhe e grimcave ndotës si shkaktar të sëmundjeve kanceroze me 22%.

Zv.ministri i shëndetësisë Bardh Spahia thotë se pavarësisht kësaj, pushteti qëndror dhe bashkia duhet të vazhdojnë me masat për uljen e ndotjes, një prej të cilëve është edhe cilësia e karburanteve.

Sipas OBSH në raporitn e saj të fundit për Shqipërinë thuhet se niveli i ndotjes së ajrit në Tiranës është 3 deri në 4 herë më shumë se normat e lejuara duke e renditur kryeqytetin tonë si një ndër qytetet më të ndotura në Europë, ndërsa në raport theksohej se nga ndotja e ambjentit, vdesin rreth 400 persona në vit.

Shkruaj nje koment

Seo