Nokia Lumia 900 pa konkurrencë në CES 2012


Nokia Lumia 900 ka fituar çmimin si “më i miri” i CES 2012 në Las Vegas.

Çmimi i është dorëzuar nga stafi i Cnet dhe kjo në drejtim të një celulari i cili padyshim meriton një inkurajim dhe një mirënjohje të tillë.

Faktikisht smartphone i finlandezëve nuk është më i fuqishmi dhe as më novatori në Nevada, por konkurrenca e dobët dhe mungesa e rivalëve krijuan mundësinë për një fitore të tillë nga Nokia Windows Phone.

Sidoqoftë është një kënaqësi tepër e madhe për CEO e shoqërisë Steve Ballmer dhe Stephen Elop.

Skeda teknike e telefonit në fjalë është si më poshtë:

Sistem operativo Windows Phone Mango

Ekran me prekje AMOLED Clear Black prej 4.3 polësh kapacitiv 800×480 pixel

Fotokamera dixhitale  8 megapixel me videoregjistrim

Video-kamera frontale për video-thirrje f/2.4

Procesor single core prej 1.4GHz (Qualcomm Snapdragon APQ8055 + MDM9200) me 512MB di Ram

Lidhje e shpejtë LTE

Bateri 1800mAh

GPS, Wi-Fi (802.11 b/g/n), USB 2.0 high-speed, Bluetooth 2.1 + EDR

Një model i mirë por jo i shkëlqyer dhe kjo mbi të gjitha si pasojë e procesorit tek core.

Shkruaj nje koment

Seo