Reshat Arbana dekorohet me titullin “Nderi i Kombit”


Në një ceremoni ku merrnin pjesë dhjetëra të ftuar, aktori Reshat Arbana u dekorua me titullin “Nderi i Kombit”.

Artisti i Popullit Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë. Ai njihet për rolet e tij në film dhe teatër. Arbana numëron 35 role që prej vitit 1963. Ai iu rikthye skenës në vitin 2004 në rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.

Ndër rolet më të spikatura të Arbanës janë ai i Isa Boletinit në filmin “Nëntori i Dytë”, Zoti Sem në “Fije që priten”, Islami në “Duel i heshtur” etj.

Titulli “Nderi i Kombit” iu dha aktorit nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Shkruaj nje koment

Seo