Shitjet elektronike kapin kuotën e 1000 miliardë dollarëve
Shitjet e produkteve elektronike në mbarë botën kanë arritur një kuotë rekord, e cila flet për një shifër rreth 1 mijë miliard dollarë dhe kjo vetëm gjatë vitit 2011.
Sipas parashikimeve, kësaj shifre do ti shtohen dhe shumë shitje të tjera që do të arrijnë në një kuotë prej 1,4 “trilionë” gjatë vitit 2012.
Diçka e tillë do të vijë si rrjedhojë e “shpërthimit” të tabletave në treg, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Janë vlerësime të cilat janë kryer nga CEA, organizata industriale e elektronikës, që janë shpërndarë për CES në Las vegas.
Shitjet botërore të cilat kanë arritur kuotën e 983 miliardë dollarësh në 2011, janë rritur kryesisht nga tregjet e vende në zhvillim, si Kina apo India.

Postoje ne Facebook
Tweet This
Digg This
Save to delicious
Stumble it
Abonohu




