S`kanë marrë pagat, punonjësit e shëndetësisë paralajmërojnë grevë


Punonjësit e sistemit shëndetësor kanë paralajmëruar hyrjen në grevë një-orëshe ditën e martë në javën e ardhshme pasi nuk kanë marrë rrogat.

Bëhet fjalë për pagesën e muajit dhjetor të cilën punonjësit e shëndetësisë nuk e kanë marrë ende.

Sindikata paralajmëroi sot përshkallëzim të grevës në ditët në vijim nëse qeveria nuk merr masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi.

“I bëjmë thirrje publike qeverisë, kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë për të siguruar në mënyrë urgjente dhënien e pagave për punonjësit e shëndetësisë të të gjitha spitaleve. Kryesia e Sindikatës vendosi që nëse deri ditën e hënë nuk jepen pagat, atëherë do të përshkallëzojmë lëvizjen sindikaliste në bazë të ligjit.”- bëri të ditur Sindikata.

Shkruaj nje koment

Seo