Të rejat e fundit nga Facebook, hap mundësi të reja përdorimi


Facebook është rinovuar sërish dhe tashmë do të vendosë në dispozicion të të gjithë përdoruesve mundësinë për të pasur një ditar (apo timeline) të personalizuar sipas dëshirës.

Në këtë mënyrë Facebook ka dalë jashtë parametrave fillestarë të limituar në një farë mënyre, duke hapur mundësi të reja përdorimi.

Janë krijuar të paktën 60 aplikacione të reja që vënë në pah Timeline.

Dy aplikacione të reja që do të debutojnë do të jenë faktikisht Tripadvisor dhe Foodspotting: i pari është një guidë për personat që udhëtojnë, ndërsa i dyti një komunitet në të cilin mund të shkëmbehen imazhe dhe informacione mbi ushqimin.

Këto janë dy shembuj nga të cilët mund të krijojmë një ide se çfarë do të mund të jetë e mundur të kryhet në rrjetin social të Facebook gjatë ditëve në vazhdim.

Shkruaj nje koment

Seo