Topi pret Josipoviç: Kemi një stabilitet politik! Statusi kandidat, dhuratë për 100 vjetorin


Presidenti Bamir Topi priti sot në takim homologun e tij kroat Ivo Josipoviç. “Kohët e fundit po vihet re një stabilitet politik, ka një rikthim tek bashkëpunimi parlamentar, gjithsesi është raporti i studentëve me profesorin, ndonjëherë studenti kërkon më shumë se ç’meriton nga profesori, e vërteta është se ne po bëjmë shumë, që në këtë vit jubilar të marrim statusin për vend kandidat në BE”, deklaroi Topi duke ju referuar situatës në Shqipëri. Ivo Josipoviç dhe kryetari i shtetit shqiptar dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku theksuan nivelin e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Josipoviç theksoi se marrja e statusit kandidat në100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të ishte një dhuratë e madhe për vendin.  Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti Josipoviç pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Shkruaj nje koment

Seo