Topi: Topalli nuk përfaqëson Shkodrën, po e mban peng qytetin për interesa personale


Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron sot se është njohur përmes burimeve zyrtare me disa deklarata e nisma të njëanshme, të pasakta dhe denigruese të ndërmarrë ndaj tij dhe institucionit që përfaqëson nga individë apo grupe të caktuara partiake lidhur me vizitën e suksesshme në Shkodër. “Në respekt të qytetarisë shkodrane, opinionit publik dhe përgjegjësisë institucionale Presidenti sqaron se në asnjë rast, në asnjë fjalë apo veprim të tij nuk ka bërë komente kritike ndaj qytetit të Shkodrës, qytetarisë së saj, traditës së pasur të gjuhës apo të kulturës së saj. Mesazhi kritik i Presidentit, siç mund të vërtetohet direkt përmes regjistrimeve televizive i është adresuar nominalisht një zyrtari të lartë të shtetit, e cila me qëndrime e sjellje joinstitucionale, keqpërdor detyrën kushtetuese, postin publik, etikën institucionale të komunikimit dhe vetë votën demokratike të Shkodrës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e zotit Topi. Çdo interpretim tjetër, vijon deklarata, është jorealist dhe i sponsorizuar nga zyrtarë të veçantë, të cilët duan ta mbajnë qytetin peng të axhendave të tyre personale politike. “Për këdo sot është e qartë se ky ose këta individë nuk përfaqësojnë Shkodrën as traditat e saj të çmuara kulturore, por vetëm një grup individësh të lidhur me interesa specifike pushteti, të cilët me rotacion nominal e kanë pronësuar me pa të drejtë vendimmarrjen politike të këtij qyteti. Kjo sjellje abuzuese me mandatin përfaqësues dhe vullnetin e qyterarisë shkodrane, me siguri që nuk ka dhe nuk mund të ketë mbështetje qytetare, përveç grupeve të tilla të izoluara dhe të lidhura me interesa të ngushta ekonomike e politike. Edhe njëherë, Presidenti i Republikës rishpreh vlerësimin e tij më të lartë për Shkodrën dhe gjithcka që ky qytet ka përfaqësuar denjësisht në historinë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Ky vlerësim përbën bazën e nismës së Presidentit për të nderuar ditët e fundit disa nga personalitetet e saj më të shquara qytetare, kulturore e sportive, si dhe të qëndrimit të tij permanent në mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e traditës së pasur të qytetarisë shkodrane”, përfundon deklarata.

Sakaq, zyra e kreut të shtëtit përgënjeshtroi edhe disa të paverteta te botuara diten e sotme ne disa gazeta te njohura si proqeveritare, sipas te cilave Presidenti i Republikes eshte larguar diten e djeshme nga Stadiumi i Shkodres pak perpara perfundimit te ndeshjes. Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit te Presidentit te Republikes, ben te ditur se keto jane deformime te qellimshme, qe synojne t’i japin nje imazh negativ pritjes jashtezakonisht te ngrohte e qytetare qe iu rezervua Presidentit te Republikes si kudo, edhe ne qytetin e Shkodres.

Shkruaj nje koment

Seo