Vrasjet më 21 janar, komandanti i Gardës mbërrin “me pranga” në prokurori


Komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi së bashku me shoferin e tij Margarit Kume kanë mbërritur pak çaste më parë në prokurorinë e Tiranës.

Drejtuesi i Gardës së bashku me shoferin shoqëroheshin nga oficerë të Gtardës së republikës. Ata do të merren në pyetje nga prokurorët Adriatik Cami dhe Blerim Tominaj në lidhje me vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj.

Sipas ekspertizës së kryer nga FBI, ka dalë se arma e Ndrea Prendit ka goditur protestuesin nga Fieri ndërkohë që në dijeni ka qenë edhe shoferi i tij. Prokurori do ta marrë në pyetje Ndrea Prendin dhe më pas do ti njoftojë akuzën.

Ndaj  Ndrea Prendit dhe shoferit te tij gjykata e Tiranes ka caktuar masat arrest shtepie.

Shkruaj nje koment

Seo