Windows 8 do të ndizet për 10 sekonda
Ndezja e një kompjuteri ku është i instaluar sistemi Windows 7 mund të marrë mjaft kohë. Tani së fundi ka dalur një video që tregon ndezjen e një notebooku ku është instaluar Windows 8 dhe ndezja kryhet vetëm për 10 sekonda. Kjo mbase është kohë më e shkurtër sesa koha të cilën e kalut duke i lexuar këta rreshta të parë të këtij artikulli.
Microsoft e ka arritur këtë ndezje të shpejtë duke i shkruar sesionet e bërthamës në disk, përkatësisht duke e vendosur kompjuterin në “hibernation” në vend se të ndalet tërësisht. Kjo përmirëson kohën e ndezjes diku rreth 30-70% pasi që kompjuteri nuk ka nevojë që të ndizet nga fillimi.
Microsoft thotë që do ta lëshojë sistemin Windows 8 në javën e ardhshme në konferencën e vet BUILD dhe videoja e mëposhtme tregon pamje nga ky sistem.

Postoje ne Facebook
Tweet This
Digg This
Save to delicious
Stumble it
Abonohu




