Zambezi më i shpejtë në Windows 8
Procesorët AMD FX (Zambezi) të paraqitur kohë më parë mund të ndodhë që të punojnë më mirë në versionin e ardhshëm të Windowsit, porosisin nga kompania. AMD mendon se pronarët e linjës së procesorëve FX (veçanërisht të modeleve 8-bërthamësh) do të kenë performancat më të mira të punë në Windows 8 në krahasim me Shtatëshen.
Performancat më të mira do të jenë rezultat i përshtatjes më të mirë për punë me çipat shumë-bërthamësh në Windowsët e rinj, respektivisht schedulerin më të mirë. Sipas testimeve të deritashme, procesorët e cekur kanë performancat deri në dhjetë për qind më të mira në versionin Developer Preview të Windows 8 (në krahasim me Windows 7), ndërsa efekti më i madh shihet në lojërat që nuk kanë nevojë për shumë fuqi përpunuese. Natyrisht, është për tu pritur që procesorët e Intelit do të kenë performancat më të mëdha në Windows 8.
AMD Zambezi nuk ka përmbushur pritjet e entuziastëve dhe blerësve të cilët sajojnë konfigurimet high-end – procesori më i shpejtë 8-bërthamësh AMD FX-8150 me performanca konkurron me mainstram modelin Core i5-2500. Shumë njerëz mendojnë se performancat më të dobëta të Zambezit (në krahasim me konkurrentët) nuk duhet kërkuar në arkitekturë, procesin prodhues ose në ndonjë arsye të tretë. Arsyeja është e thjeshtë dhe ka të bëjë me vonesat në paraqitje – AMD arkitekturën Bulldozer e ka paralajmëruar për vite të tëra, e çipat aktual FX në treg pritet të paraqiten dukshëm më herët ashtu që të mund të bëjnë sa më mirë konkurrencë ofertës së Intelit.

Postoje ne Facebook
Tweet This
Digg This
Save to delicious
Stumble it
Abonohu




